UNO BASE (TRANSPARENTE)

UNO BASE (TRANSPARENTE)

UNO BASE TRASPARENT është një bojë bardhë e pregatitur nga një emulsion i tipit “polimer në ujë” e destinuar për lyerjen e fasadave të jashtme, që përveç rezinave akrilike dhe ujit përmban në përqindje të caktuara mbushësa, pigmente e shtesa të tjera sikurse janë dioksid titani, karbonat kalciumi, hekzametafosfat natriumi, hidroksietilcelulozë, izotiazolinon, poliksiloksane, poliakrilat amoni, hidroksid kaliumi, të cilët përmirësojnë vetitë e bojës. Referuar përbërësve të saj, në kushte optimale boja thahet 3 – 4 orë pas aplikimit, duke formuar një mbulesë të rrafshët fleksibël, e cila ka rezistencë të lartë ndaj fërkimit dhe qëndrueshmëri të lartë ndaj kushteve klimaterike. Në sajë të porozitetit që ka, mbulesa është e depërtueshme nga gazet. Dy javë pas bojatisjes sipërfaqja mund të lahet me ujë.

Paketimi (Lt): 39
Nuanca Sipas Katalogut
Skeda teknike