Home / Neon Kosova / Prezantimi
Prezantimi
N.T.Sh. “NEON” Prishtinë
N.T.Sh. “NEON” është një shoqëri tregtare që operon që nga viti 2005 në tregun kosovar, në fushën e tregtimit dhe shpërndarjes së artikujve të ndërtimit dhe rifiniturave. Qendra e shoqërisë ndodhet në Prishtinë, por jemi të përhapur në të gjithë Kosovën nëpërmjet një rrjeti të organizuar shitjesh.
N.T.Sh. “NEON” ju ofron bashkëpunimin në artikujt:
- ngjyra muri me bazë uji, baza dhe astare, pigmente të dorës dhe të kompjuterit, sisteme pigmentimi me rreth 2,000 nuanca;
- ngjyra vajore zmaltolac dhe oralac për metal e dru, antikorozione, tretësa;
- hidroizolues dhe izolues cilësor monotiko;
- fuga pllakash me 24 nuanca;
- artikuj të tjerë plotësues si tenie-traka të letrës, silikone, shkuma, etj.;
- letra abrasive-grithëse.
Produktet tona janë dëshmuar si produkte cilësore me të cilat tregu tashmë punon gjerësisht.
Sistemet tona të nuancimit të ngjyrave të murit gjenden thuajse në të gjitha qytetet e Kosovës.
Jeni të mirëpritur!