Rreth nesh

Rreth nesh

Rruga jone e bisnesit nisi ne vitin 1996 me hapjen e nje dyqani lodrash ne qender te Tiranes te quajtur “BOREBARDHA”

Ne vitin 1998 u krijua “BOJRA NEON” nje kompani qe ka si aktivitet kryesor prodhimin, importin dhe shperndarjen e materialeve te ndertimit. “BOJRA NEON” eshte e para kompani Shqiptare e sektorit qe krijoi nje rrjet distribucioni duke mbuluar 100% te territorit te vendit.

Ne vitin 2005 u hap ne Kosove kompania “NEON KOSOVA”. Qellimi kryesor i saj eshte shperndarja ne tregun Kosovar e materialeve te ndertimit.

Nga viti 2006 pjese e grupit u be rrjeti i dyqaneve “RIKIRO” qe eshte e para dhe me e madhja kompani Shqiptare ne fushen e tregetimit me pakice te artikujve per femije, artikujve festive, shkollore dhe sezonale etj.

Po ashtu pjese e NEON GROUP u be ne vitin 2008 edhe kompania “PT – Prishtina Teknologji” me qender ne Prishtine. Objekti kesaj kompanie eshte projektimi dhe distribucioni I sistemeve te ajrit ventilim, nxemje dhe kondicionim.

Duke fillura qe nga viti 2009 grupi u prezantua ne treg edhe me nje dege te re ate te tregetimit te vererave. “VERA IME” ben distribucionin e veres kryesisht Spanjolle ne te gjithe teritorin e Shqiperise.