Home / Bojra Neon / Prezantim
Prezantim
Kompania “BOJRA NEON” është krijuar në Tiranë në vitin 1998 me ortakë Durim Shehu dhe Ioanis Karakassis.
Fillimisht profili i saj qe tregtar në fushën e materialeve të ndërtimit, ndërkohë që vit pas viti, kompania e zgjeroi aktivitetin e saj.
Duke filluar nga viti 2001 “BOJRA NEON” qe e para kompani në sektorin e saj që krijoi rrjetin e distribucionit nëpërmjet agjentëve të shitjes dhe mjeteve të saj.
Në vitin 2005 kompania filloi investimin në rritjen e prodhimit dhe sot ka një kapacitet prodhues mbi 3.000 Ton/vit.
Në vitin 2009 “BOJRA NEON” e zgjeroi aktivitetin e saj tregtar në shtimin e kompanive që përfaqëson në tregun shqiptar duke u organizuar në dy departamente të reja: “DS BRANDS” dhe “NEON INDUSTRY” .
Sot kompania numëron rreth 100 të punësuar.
Filozofia e punës sonë është:
- shërbim pranë klientit
- gamë e zgjeruar e produkteve
- çmime dhe cilësi të pakrahasueshme