RS ANTI MOLD (PLASTIKO ANTIMYK)

RS ANTI MOLD (PLASTIKO ANTIMYK)

NEON RS ANTI MOLD është një bojë e shkëlqyer kundra mykut,e bardhë e pregatitur nga një emulsion i tipit “polimer (PVA-VEOVA) në ujë” e destinuar për lyerje muri të brendshëm dhe të jashtëm , që përveç rezinave dhe ujit përmban në përqindje të caktuara mbushësa, pigmente e shtesa të tjera sikurse janë dioksid titani, karbonat kalciumi, hekzametafosfat natriumi, hidroksietilcelulozë, izotiazolinon, poliksiloksane, poliakrilat amoni, hidroksid kaliumi, si edhe një përbërës të fortë antimyku, të cilët përmirësojnë vetitë e bojës. Referuar përbërësve të saj, dhe në kushte normale, boja thahet 3 – 4 orë pas aplikimit, duke formuar një cipë plastike, e cila ka rezistencë shumë të mirë ndaj fërkimit dhe qëndrueshmëri ndaj dritës dhe ujit. Mbas dy javësh nga aplikimi sipërfaqja mund të lahet me ujë dhe sapun.

Paketimi (Lt): 0.7539
Nuanca Sipas Katalogut
Skeda teknike