GLORIA BETAPLAST

GLORIA BETAPLAST

GLORIA BETAPLAST është një bojë e bardhë e pregatitur nga një emulsion i tipit “polimer (PVA-VEOVA) në ujë” e destinuar për lyerje muri të brendshëm, që përveç rezinave dhe ujit përmban në përqindje të caktuara mbushësa, pigmente e shtesa të tjera sikurse janë dioksid titani, litopon, karbonat kalciumi, hekzametafosfat natriumi, hidroksietilcelulozë, izotiazolinon, poliksiloksane, poliakrilat amoni, hidroksid kaliumi, të cilët përmirësojnë vetitë e bojës. Referuar përbërësve të saj, boja thahet 3 – 4 orë pas aplikimit, duke formuar një cipë plastike, e cila ka rezistencë shumë të mirë ndaj fërkimit dhe qëndrueshmëri ndaj dritës dhe ujit.

Paketimi (Lt): 0.753915
Copë për kuti 16
Nuanca Sipas Katalogut
Skeda teknike