RS ROOF STOP (MONOTIKO IZOLUESE)

RS ROOF STOP (MONOTIKO IZOLUESE)

NEON RS ROOF STOP është një izolues i shkëlqyer kundra lagështirës në tarrcë dhe në mur. NEON RS ROOF STOP është një bojë e bardhë e pregatitur nga një emulsion i tipit “polimer në ujë” e destinuar për lyerje terrace dhe muri përveç rezinës speciale që përmban për të krijuar shtesën izoluese të lagështisë, përmban në përqindje të caktuara ujë, mbushësa, pigmente e shtesa të tjera sikurse janë karbonat kalciumi, hidroksietilcelulozë, talk, poliksiloksane, poliakrilat amoni, hidroksid kaliumi, të cilët përmirësojnë vetitë e bojës. Gjithashtu përmban edhe Di izobutil Ftalat. Referuar përbërësve të saj, në kushte optimale boja thahet 3 – 4 orë pas aplikimit, por 1 javë pas aplikimit, sipërfaqja mund të shkelet por kujdes nga takat dhe nga objektet të cilat në përgjithësi mund të krijojnë vrima mbi sipërfaqen.

Paketimi (Lt): 0.7539
Nuanca Sipas Katalogut
Skeda teknike