MARTELAC (profesional)

MARTELAC (profesional)

NEON MARTELAC PROFESSIONAL, është një bojë sintetike me bazë rezinë alkide dhe nitrocelulozë, e cilësisë së lartë dhe me shkëlqim, dhe që thahet shumë shpejt pas aplikimit. Kjo bojë është e destinuar për lyerje të makinerive dhe konstruksioneve të tjera metalike. Referuar përbërësve të saj, në kushte optimale të mjedisit boja thahet 30 min – 5 orë pas aplikimit, duke krijuar nje cipë me luspa me shkëlqim të lartë dhe rezistencë të kënaqshme mekanike që u reziston agjentëve të jashtëm atmosferik dhe ruan ngjyrën me kalimin e kohës. Ka veti shumë të mira antikorrozive, dhe është shumë e vështirë të shkëputet nga konstruksioni në të cilën është përdorur.

Paketimi (Lt): 0.75
Copë për kuti 12
Nuanca Sipas Katalogut
Skeda teknike